Ky raport, analizë e politikave arrin në konkludimin se krijimi i organeve të shumta për të luftuar korrupsionin ka shkaktuar një përplasje të mandateve, joefikasitet, rritje të mungesës së përgjegjësisë dhe ka ulur numrin e dënimeve.
Ky raport, analizë e politikave arrin në konkludimin se krijimi i organeve të shumta për të luftuar korrupsionin ka shkaktuar një përplasje të mandateve, joefikasitet, rritje të mungesës së përgjegjësisë dhe ka ulur numrin e dënimeve.
Më shumë se pesë vite pas pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë e renditur lartë kur bëhet fjalë për nivelin e korrupsionit, si në sferën publike ashtu edhe në atë private. Pavarësisht nga iniciativat e shumta dhe miratimi i ligjeve, zyrtarët qeveritar vazhdojnë të raportohen pothuajse në baza ditore në media në çështje të lidhura me korrupsion.
Votuesit e së Ardhmes të Kosovës është një projekt inovativ i edukimit qytetar që i përgatit nxënësit të votojnë së bashku me prindërit e tyre në zgjedhjet e simuluara.
Një vit pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur Kosova e gjen veten në një rrugë qorre. Përfundimi i parakohshëm i pavarësisë së mbikëqyrur, i përshëndetur me sukseset që nuk janë arritur, ka manifestuar përkushtimin dukshëm të zvogëluar të sponsorëve të pavarësisë së Kosovës në përmbushjen e suksesshëm të misionit të dikurshëm të përbashkët Kosovë-Perëndim për legjitimitet të plotë ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Rruga për arritjen e këtij qëllimi është zhvendosur në dialogun e Kosovës me Serbinë, “të lehtësuar” nga BE-ja.
Prishtinë, 19 korrik 2013 - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Grupi i Rrjetit të Grave të Kosovës, Community Building Mitrovica, Syri i Vizionit, EC Ma Ndryshe dhe INPO, dorëzuan sot në Presidencë Peticionin e qytetarëve me 12,764 nënshkrime të cilët kërkojnë ndryshimin e Projektligjit për Amnisti, së bashku me kërkesën për kthimin e këtij Projektligji në Kuvend.