Prishtinë, 15 tetor - Edhe pse mbikqyrja e pavarsisë së Kosovës ka përfunduar, shteti përballet me një legjitimitet të kufizuar në nivelin ndërkombëtar, dhe me një legjitimitet të “hendikepuar” në rajon dhe Bashkim Evropian (BE).
Prishtinë, 24 shtator 2012 - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka mbështetur Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në organizimin e një dëgjimi publik ku janë shqyrtuar të gjitha raportet e auditimit të Komunave të Kosovës për vitin 2011.
Prishtinë, 21 shtator 2012 - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) ka organizuar tryezë diskutimi me temë: “Bashkëpunimi mes Komisioneve Parlamentare në procesin ligjvënës dhe aktivitetet mbikëqyrëse.”
Prishtinë, 9 gusht - Në mbledhjen e pesëmbëdhjetë të mbajtur më 2 korrik 2012, Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GDN) ka bërë të ditur synimin e vet për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, diku kah mesi i shtatorit të 2012-ës.
Prishtinë, 11 korrik - Njoftimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues se procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës do të përfundoj kah mesi i shtatorit të këtij viti lë probleme për pjesën veriore të Kosovës.
KIPRED ka kënaqësinë të njoftojë se Hulumtuesi i Lartë i Institutit, z. Artan Venhari, është emëruar Zëvendës i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Z. Venhari do të marrë këtë post më 3 shtator 2012. Z. Venhari, përveç përgjegjësive të Zëvendësit, do të ketë edhe rol special në zhvillimin e mëtutjeshëm të Auditimit të Performancës.