Lajmet

Lajmet e fundit

  • Lajmet tjera

  • 12 Dhjetor 2014

    Kosova në kontekst rajonal: marrëdhëniet politike bilaterale

    Prishtinë, 12 dhjetor –Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka publikuar raportin “Kosova në Kontekst Rajonal: Marrëdhëniet Politike Bilaterale”, i cili shqyrton marrëdhëniet politike bilaterale të Kosovës me 11 shtetet e rajonit që nga shpallja e pavarësisë nga ana e saj në shkurtin e vitit 2008.

  • 15 Shtator 2014

    Tryezë e rrumbullakët: Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për Integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës

    Prishtinë, 15 shtator 2014 – Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe partneri implementues Syri i Vizionit (SiV) organizuannjë tryezë të rrumbullakët për të prezentuar dhe diskutuar projektin e përbashkët "Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për Integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës", projekt i cili është financuar nga Komisioni Evropian, Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë.

  • 08 Shtator 2014

    Ftesë për Aplikim: KIPRED - Qendra për Arsim

    Gjenerata e katërt tetor – dhjetor 2014
    Instituti KIPRED ka hapur konkursin për studentët e gjeneratës së katërt të cilët do të ndjekin ligjëratat në Qendrën për Arsim.

  • 22 Maj 2014

    Qeverisja demokratike e partive politike në nivel lokal

    Prishtinë, 22 maj 2014 – KIPRED është duke vazhduar zbatimin e projektit “Demokracia e brendshme në partitë politike”, që ka për qëllim promovimin e praktikave më të mira në qeverisjen demokratike të degëve të partive politike në Kosovës.

  • 20 Maj 2014

    Hetimi i korrupsionit në Kosovë: (mos) Bashkëpunimi në mes të policisë dhe prokurorisë

    Institucionet e Kosovës kanë adresuar si një çështje me prioritet kërkesat e BE-së për Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën dhe Studimin e Fizibilitetit për Kosovën. BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të adresojë rreth 150 kritere në mënyrë që Kosova të avancojë në proceset e saj integruese dhe të udhëtimit të lirë në BE. Prandaj, Qeveria e Kosovës është duke u përpjekur për të siguruar prova të rezultateve në luftën e saj kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe zhvillimin e një mekanizmi përcjellës për të dëshmuar shkallën e suksesshme të ndjekjeve penale dhe dënimeve të korrupsionit.

  • 12 Mars 2014

    Zgjedhjet Lokale në Kosovë 2013: Vështrim i përgjithshëm dhe rekomandimet për reformën zgjedhore

    Ky punim është i dhjeti me radhë i KIPRED-it në fushën e zgjedhjeve dhe mëton të ofrojë një përshkrim kronologjik të procesit të zgjedhjeve lokale 2013, duke përfshirë klimën parazgjedhore si dhe efektet në zgjedhje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit 2013 në mes të dy vendeve, në mes të tjerash synonte edhe organizimin e zgjedhjeve për herë të parë me ligjet e Republikës së Kosovës edhe në katër komunat veriore kryesisht të banuar nga komuniteti serb.