Dezinformatat e gjeneruara në shkurt të vitit 2020 nga Ministria e Jashtme Ruse, synojnë qartë që ta paraqesin një pamje të mjegulluar të pozitës së komunitetit serb dhe të gjendjes ndëretnike në Kosovë. Kjo bëhet me qëllim të paraqitjes së Kosovës si një shtet që i shtyp komunitetet pakicë dhe që e ka një potencial të lartë të shpërthimit të dhunës etnike, si dhe për t’ia rrënuar themelet, si shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe përkrahjes së Perëndimit për të.