Dezinformatat e gjeneruara në shkurt të vitit 2020 nga Ministria e Jashtme Ruse, synojnë qartë që ta paraqesin një pamje të mjegulluar të pozitës së komunitetit serb dhe të gjendjes ndëretnike në Kosovë. Kjo bëhet me qëllim të paraqitjes së Kosovës si një shtet që i shtyp komunitetet pakicë dhe që e ka një potencial të lartë të shpërthimit të dhunës etnike, si dhe për t’ia rrënuar themelet, si shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe përkrahjes së Perëndimit për të.
Qëllimi i dezinformatave të prodhuara në shkurt të vitit 2020, nga ana e mediave të përzgjedhura serbe, në raport me Kosovën, tregon që këto janë të përqendruara në mohimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat e armatosura serbe gjatë konfliktit të viteve 1998–1999, në përllogaritjen e gabuar të numrit të refugjatëve serbë që e braktisën Kosovën pas luftës, në diskreditimin e udhëheqësisë dhe të institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe të asistencës së dhënë Perëndimore, si dhe në projektimin e Kosovës dhe të Malit të Zi si dy shtete problematike
Dezinformatat që u prodhuan gjatë janarit të vitit 2020 nga mediat e përzgjedhura ruse dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në raport me Kosovën, tregojnë që përqendrimi i tyre është në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës, të përkrahjes së vendeve Perëndimore, dhe të ndërtimit të saj të shtetit demokratik. Kjo bëhet duke e paraqitur Kosovën si një krijesë shtetërore që është krijuar përmes “gjenocidit” kundër popullatës së vet serbe, të përkrahur nga vendet Perëndimore, duke i mohuar krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, duke bërë krahasime të gabuara dhe çorientuese të shtetësisë së Kosovës me aneksimin e Krimesë nga Rusia, si dhe duke e paraqitur Kosovën si një kërcënim për sigurinë rajonale