Lajmet

Lajmet e fundit

  • Lajmet tjera

  • 20 Maj 2014

    Hetimi i korrupsionit në Kosovë: (mos) Bashkëpunimi në mes të policisë dhe prokurorisë

    Institucionet e Kosovës kanë adresuar si një çështje me prioritet kërkesat e BE-së për Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën dhe Studimin e Fizibilitetit për Kosovën. BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të adresojë rreth 150 kritere në mënyrë që Kosova të avancojë në proceset e saj integruese dhe të udhëtimit të lirë në BE. Prandaj, Qeveria e Kosovës është duke u përpjekur për të siguruar prova të rezultateve në luftën e saj kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe zhvillimin e një mekanizmi përcjellës për të dëshmuar shkallën e suksesshme të ndjekjeve penale dhe dënimeve të korrupsionit.

  • 12 Mars 2014

    Zgjedhjet Lokale në Kosovë 2013: Vështrim i përgjithshëm dhe rekomandimet për reformën zgjedhore

    Ky punim është i dhjeti me radhë i KIPRED-it në fushën e zgjedhjeve dhe mëton të ofrojë një përshkrim kronologjik të procesit të zgjedhjeve lokale 2013, duke përfshirë klimën parazgjedhore si dhe efektet në zgjedhje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit 2013 në mes të dy vendeve, në mes të tjerash synonte edhe organizimin e zgjedhjeve për herë të parë me ligjet e Republikës së Kosovës edhe në katër komunat veriore kryesisht të banuar nga komuniteti serb.

  • 24 Shkurt 2014

    Lufta kundër korrupsionit: Analizë krahasuese mes Kosovës dhe Kroacisë

    Ky raport, analizë e politikave arrin në konkludimin se krijimi i organeve të shumta për të luftuar korrupsionin ka shkaktuar një përplasje të mandateve, joefikasitet, rritje të mungesës së përgjegjësisë dhe ka ulur numrin e dënimeve.

  • 24 Shkurt 2014

    Lufta kundër korrupsionit: Analizë krahasuese mes Kosovës dhe Kroacisë

    Ky raport, analizë e politikave arrin në konkludimin se krijimi i organeve të shumta për të luftuar korrupsionin ka shkaktuar një përplasje të mandateve, joefikasitet, rritje të mungesës së përgjegjësisë dhe ka ulur numrin e dënimeve.

  • 27 Nëntor 2013

    Pandëshkueshmëria në Kosovë: Pasuria e pajustifikueshme

    Më shumë se pesë vite pas pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë e renditur lartë kur bëhet fjalë për nivelin e korrupsionit, si në sferën publike ashtu edhe në atë private. Pavarësisht nga iniciativat e shumta dhe miratimi i ligjeve, zyrtarët qeveritar vazhdojnë të raportohen pothuajse në baza ditore në media në çështje të lidhura me korrupsion.

  • 12 Nëntor 2013

    Dokumentar për projektin Votuesit e së Ardhmes të Kosovës

    Votuesit e së Ardhmes të Kosovës është një projekt inovativ i edukimit qytetar që i përgatit nxënësit të votojnë së bashku me prindërit e tyre në zgjedhjet e simuluara.