Prishtinë, 31 mars 2016 – Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe partneri zbatues, Syri i Vizionit (SiV), organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: “Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në mes të Politikave dhe Praktikës”, për të prezentuar draft raportin me të njejtin titull, i cili përmban të gjeturat kryesore dhe rekomandimet rreth kësaj çështjeje.
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe partneri zbatues, Syri i Vizionit (SiV), organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: “Pandëshkueshmëria në Kosovë: Lufta Kundër Korrupsionit të Profilit të Lartë” për të prezentuar të gjeturat dhe diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), shpall konkurs për këtë vend të punës: Asistent/e Hulumtues/e
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët: Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Prill – Korrik 2015, në të cilën janë prezentuar dhe diskutuar të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës.
Konrad Adenauer Stiftung (KAS) dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) kanë mbajtur tryezën me temë: Subjektet Politike në Kosovë: Zgjedhjet Brenda-Partiake, Integrimi në Organizatat Ndërkombëtare, Politikë-bërja dhe Vendimarrja.
KIPRED ka mbajtur trajnimin e radhës me partitë politike të Komunës së Lipjanit. Ky cikël i trajnimeve për partitë politike i cili mbahet në komuna të ndryshme të Kosovës është pjesë e projektit 'Demokracia e brendshme në partitë politike', ku analizohet dhe diskutohet moduli mbi 'Ndërtimin strategjik institucional dhe organizativ të partive politike'.