Kosovo’s Independence and NATO’s intervention in former Yugoslavia are part of Putin’s routine discourse on assault against Ukraine. First, in the illegal annexation of Crimea in 2014, and then again, for justifying the whole-scale military aggression in Ukraine and the recognition of the independence of Donetsk and Luhansk regions in February 2022. Efforts to draw any analogy between Kosovo and the territories of Ukraine that Russia has annexed are misleading and manipulative. These cases are totally different in historical, legal, and political aspects. If anything, the Opinion of the International Court of Justice on Kosovo’s declaration of independence proves the opposite of Russia’s argument, which is exactly what this paper aims to deconstruct.
Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial – është një raport tremujor që synon t’i analizojë deklaratat publike dhe publikimet të establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, dhe veçoritë e lajmeve që përmbajnë dezinformata dhe keqinformim që kanë për shënjestër Kosovën, të publikuara nga mediat ruse në gjuhën angleze dhe serbe.
Dezinformatat e gjeneruara në shkurt të vitit 2020 nga Ministria e Jashtme Ruse, synojnë qartë që ta paraqesin një pamje të mjegulluar të pozitës së komunitetit serb dhe të gjendjes ndëretnike në Kosovë. Kjo bëhet me qëllim të paraqitjes së Kosovës si një shtet që i shtyp komunitetet pakicë dhe që e ka një potencial të lartë të shpërthimit të dhunës etnike, si dhe për t’ia rrënuar themelet, si shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe përkrahjes së Perëndimit për të.
Qëllimi i dezinformatave të prodhuara në shkurt të vitit 2020, nga ana e mediave të përzgjedhura serbe, në raport me Kosovën, tregon që këto janë të përqendruara në mohimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat e armatosura serbe gjatë konfliktit të viteve 1998–1999, në përllogaritjen e gabuar të numrit të refugjatëve serbë që e braktisën Kosovën pas luftës, në diskreditimin e udhëheqësisë dhe të institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe të asistencës së dhënë Perëndimore, si dhe në projektimin e Kosovës dhe të Malit të Zi si dy shtete problematike
Dezinformatat që u prodhuan gjatë janarit të vitit 2020 nga mediat e përzgjedhura ruse dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në raport me Kosovën, tregojnë që përqendrimi i tyre është në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës, të përkrahjes së vendeve Perëndimore, dhe të ndërtimit të saj të shtetit demokratik. Kjo bëhet duke e paraqitur Kosovën si një krijesë shtetërore që është krijuar përmes “gjenocidit” kundër popullatës së vet serbe, të përkrahur nga vendet Perëndimore, duke i mohuar krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, duke bërë krahasime të gabuara dhe çorientuese të shtetësisë së Kosovës me aneksimin e Krimesë nga Rusia, si dhe duke e paraqitur Kosovën si një kërcënim për sigurinë rajonale
Qëllimi i dezinformatave flagrante të gjeneruara në janar të vitit 2020 nga mediat e përzgjedhura serbe në raport me Kosovën tregon që këto dezinformata janë të përqendruara në mohimin e krimeve të luftës që janë kryer nga forcat e armatosura serbe gjatë konfliktit të viteve 1998–1999, në diskreditimin e udhëheqësisë dhe të institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe të asistencës së dhënë Perëndimore, në projektimin e Kosovës dhe të Malit të Zi si shtete problematike, dhe në interpretimin e bashkëpunimit rajonal ndërkufitar të përkrahur nga BE-ja midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë si një përkrahje të cilën Mali i Zi e bën për krijimin e shtetit fantazmë të “Shqipërisë së Madhe.”
Qëllim i këtij punimi është ta dekonstruktojë idenë e bashkimit eventual mes Shqipërisë dhe Kosovës duke i analizuar modalitetet e ndryshme të kësaj çështjeje. Për këtë qëllim, në veçanti janë analizuar konsideratat e brendshme dhe ato ndërkombëtare që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë e idesë së bashkimit mes dy vendeve. Me theks të veçantë, ky punim hedh dritë në implikimet e bashkimit të të dyja vendeve në raport me Kombet e Bashkuara (KB), Organizatën e Traktatit Veri - Atlantik (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE).
Pas zgjedhjeve lokale të suksesshme të 15 nëntorit 2009, dinamika e decentralizimit dhe funksionalizimi i komunave të reja me shumicë serbe do të rriten. Graçanica, Kllokoti/Vërbovci dhe Ranillugu janë tri komunat e reja të krijuara dhe të legjitimizuara.
Komunat janë vendi më i mirë për përmirësimin e marrëdhënieve midis komuniteteve, dhe këto, po ashtu, mund të shërbejnë edhe si treguesi më i mirë i vullnetit të mirëfilltë për përfshirjen e komuniteteve në jetën shoqërore.
Kosova është duke hyrë në një periudhë kritike të shtet ndërtimit e cila është qenësore për kompletimin e thelbit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshje të Ahtisarit – implementimin e decentralizimit. Zgjedhjet komunale janë planifikuar për 15 nën
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, vendi ballafaqohet me një numër sfidash. Një nga çështjet më sfiduese paraqet trajtimi i komunitetit serb të Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka ndikuar drejtpërsëdrejti tek shqiptarët dhe serbët si dhe në marrëdhëniet e tyre të brishta.