Valdrin Ukshini
Hulumtues
ukshinivaldrinn@gmail.com
Valdrin Ukshini është asistent hulumtues në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Gjithashtu është anëtar i organizatës Federalistët e Rijnë Evropian.
Valdrini ka përfunduar studimet në drejtimin Juridik i Përgjithshëm pranë Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është duke ndjekur studimet e nivelit master në drejtimin Kushtetues – Administrativ.
Qëllim i këtij punimi është ta dekonstruktojë idenë e bashkimit eventual mes Shqipërisë dhe Kosovës duke i analizuar modalitetet e ndryshme të kësaj çështjeje. Për këtë qëllim, në veçanti janë analizuar konsideratat e brendshme dhe ato ndërkombëtare që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë e idesë së bashkimit mes dy vendeve. Me theks të veçantë, ky punim hedh dritë në implikimet e bashkimit të të dyja vendeve në raport me Kombet e Bashkuara (KB), Organizatën e Traktatit Veri - Atlantik (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE).